
Tiranë, 6 maj 2016, NOA.al- Mbyllen hetimet për ish- ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i akuzuar për veprën penale vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Prokuroria e Tiranës konfirmoi sot se ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin Spiro Ksera, katër ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja (300 milionë lekë të vjetra), nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.
Të pandehurit akuzohen se kanë kryer procedura fiktive për kryerjen e disa aktiviteteve kulturore për grupet me nevoja specifike. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se aktivitetet nuk janë realizuar, por ndërkohë të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike të parashikuara për organizimin e tyre.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës e akuzon, ish- ministrin Spiro Ksera, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim.
Kleves Bitro, i hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim, dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim.
Artevis Mene, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim.
Dritan Fejzulla, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim.
Ndërsa Elda Kozaj, hetuar me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim.
Elisabeta Dodbiba, e hetuar me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim.
Alban Karabashi, administrator i agjencisë “Spektakël Karabashi”, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Akuza për vjedhje, ish-ministri mbetet në burg
Apeli lë në burg ish-ministrin Ksera: Diskriminim se jam minoritar grek
Pamjet e ish-ministrit Ksera në pranga, arrestohen dhe tre të tjerë |VIDEO
Arrestohet Spiro Ksera, ish ministri i Punës në qeverinë “Berisha”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





