
Korçë, 6 maj 2016, NOA.al- Një vajzë e mitur në Korçë ka mbetur e plagosur, e përplasur nga një makinë.
Pasditen e djeshme 62- vjeçari Shpëtim Salihaj, në lagjen nr 10, në afërsi të gjimnazit “Preka” në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Wolsvagen”, me targë KO 6653 B, ka aksidentuar të miturën me iniciale E.T., rreth 4 vjeçe.
Vogëlushja ka qenë duke kapërcyer rrugën në kohën e përplasjes, ku për shkak të dëmtimeve të marra është dërguar drejt Tiranës, për marrjen e ndihmës më të specializuar.
Salihaj u vu në pranga i akuzuar për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





