Transmetuar më 06-05-2016, 10:19

Shkodër, 6 maj 2016, NOA.al- Tre persona janë ndaluar nga policia e Shkodrës të akuzuar për vjedhje me dhunë.

Romario Kakcuku, 23 vjeç, Sokol Marashi, 28 vjeç dhe Altin Billa, 37 vjeç, që të tre me banim në Shkodër, u ndaluan ditën e djeshme.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta shtetasin me iniciale A.M, 33 vjec, banues në Budva, Mali i Zi, dhe kanë tentuar t’i marrin me forcë çantën në të cilën ka patur 300 euro dhe 200 mijë lekë të reja.

Për shkak të rezistencës së bërë nga 33- vjeçari nuk kanë mundur të marrin gjë. Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Vjedhja në tentativë”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd