Transmetuar më 06-05-2016, 10:07

Korçë, 6 maj 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol është vënë në prangat e policisë së Korçës.

Alfons Shaholli (Antonio Shyti), 35 vjeç, banues në fshatin Çipan të Devollit, i ndaluar ditën e djeshme akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Napolit në Itali në janar të vitit 2002, ka caktuar për Shahollin masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa lejë”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd