
Vlorë, 6 maj 2016, NOA.al- Zbulohen në Vlorë katër parcela të mbjella me 1450 bimë narkotike.
Bimët narkotike të llojit cannabis sattiva u zbuluan në fshatin Treblovë, në vendin e quajtur “Pylli i Moçalit”.
Në brendësi të këtij pylli, u konstatuan të mbjella rreth 1200 rrënjë në tokë dhe 250 kubikë në gota plastike, ku lartësia e tyre varionte nga 5 deri në 15 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Nga informacionet paraprake, rezulton se parcelat e kultivuara me bimë narkotike janë mbjellë në toka pa pronarë. Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





