Transmetuar më 05-05-2016, 23:13

Liverpuli dhe Sevilja janë dy finalistët e Europa League, sfidë që do të luhet në Bazel të Zvicrës. Skuadra angleze ka mundur 3-0 Vilarealin dhe ka dalë në finale edhe pse një javë më parë u mund në Spanjë me rezultatin 1-0.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 7-të me autogolin e Bruno Sorianos. Në pjesën e dytë, Starrixh dyfishon shifrat në minutën e 63-të, ndërsa Llallana shënon golin e sigurisë në minutën e 81-të. Vilareali luajti shumë dobët dhe nuk pati asnjë rast për të shënuar deri në fund.

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër, ajo mes Seviljes dhe Shakhtar Doonjeckut, ka triumfuar skuadra spanjolle me rezultatin 3-1 (takimi i parë në Ukrainë u mbyll 2-2).

Sevilja shënoi e para në minutën e 9-të, por Eduardo barazoi një minutë para fundit të pjesës së parë. Në të dytën është sërish Gameiro që realizon golin e dytë në të 47-ën. Pastaj Sevilja ka siguruar finalen falë golit të Marianos në minutën e 59-të.

Për andaluzët, kjo është finalja e tretë radhazi në Europa League, ndërkohë që në të dyja rastet ka triumfuar./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd