Transmetuar më 05-05-2016, 22:27

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane, në Rimini, pasi u kapën me një sasi droge me vlerë 300 mijë euro. Bashkë me ta është arrestuar edhe biznesmeni italian David Roberto 41 vjeç.

Shqiptarët e arrestuar janë Devis Hisa 23 vjeç dhe Erid Disha 22 vjeç. Policia kishte nisur prej kohësh hetimet, ndërsa mbrëmjen e djeshme ata ndoqën një makinë që drejtohej nga njëri prej shqiptarëve, i cili u takua me shokun e tij dhe biznesmenin italian.

Gjatë momentit të takimit, ata shkëmbyen 30 kilogramë kanabis, vlera e së cilës shkon në rreth 300 mijë euro./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd