Transmetuar më 05-05-2016, 21:24




Kjo vajzë e vogël ra pre e sulmit të një pate, ndërsa bashkë me motrën e saj më të madhe dhe dy vëllezërit kishte shkuar për të parë të vegjlit e patës.
Sapo 5-vjeçarja Summer Gidden, bashkë me motrën 17-vjeçare dhe dy vëllezërit, u afruan pranë zogjve të patës, “nëna” nisi sulmin frontal.
Në foto shihet pata e cila e ndjek vogëlushen. 5-vjeçarja duket e tmerruar dhe në një moment rrëzohet në tokë. Vajza e vogël përveç panikut që ka kaluar, nuk ka pësuar lëndime./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





