Transmetuar më 05-05-2016, 20:58

Vlorë, 5 maj 2016, NOA.al –Tre persona kanë rënë në pranga të policisë së Vlorës. Në operacionin e koduar “Tutori 3”, kundër prostitucionit, janë arrestuar në flagrancë: Eqerem Ibrahimi, 62 vjeç; Ylmie Ibrahimi, 58 vjeç dhe A. H., 44 vjeç.

Eqerem dhe Ylmia janë çift dhe pronarë të lokalit "Sea" në lagjen "1 Maji", përballë vendit të quajtur "Ish-fabrika e llambave.

Sipas policisë, e cila kishte rreth dy muaj që i hetonte, ata kishin krijuar kushtet për ushtrimin prostitucionit duke shfrytëzuar 44-vjeçaren A.H. “Shërbimi” kushtonte 3 mijë lekë./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd