
Operacioni i koduar “Buratto”, i policisë italiane në Arezo ka përfunduar me 17 të arrestuar pjesa më e madhe tunizianë, ky mes tyre tre janë shqiptarë. Organizata kriminale shpërndante drogë: kokainë dhe heroinë. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët: Shpëtim Dushkaj 27 vjeç, Klaudio Zefi, 25 vjeç dhe Edmond Vocaj, 26 vjeç.
Hetimet për aktivitetin kriminal të bandës kanë nisur që në tetor të vitin 2013. Policia italiane ka zbuluar skemën se si funksiononte shpërndarja e drogës, ndërsa fitimet ishin 9 mijë euro në muaj.
Koka i bandës së shpërndarësve ka rezultuar se është Ammar Chihi, me kombësi tuniziane dhe që njihej në nofkën “Il Buratto”. Ndërkohë që tre shqiptarët, ishin furnizuesit e mëdhenj, që shpërndanin mallin, tek të gjithë të tjerët./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





