Transmetuar më 05-05-2016, 20:08

Pamja e stadiumit të klubit të futbollit, Kastrioti, e ka magjepsur faqen zyrtare të FIFA-s në Twitter.

Aty është postuar një foto e stadiumit të klubit shqiptar nga Kruja, ku shihet një pamje që cilësohet si e jashtëzakonshme.

“Një vend i pabesueshëm për të luajtur futboll. Stadiumi i Kastriotit në Krujë, Shqipëri”, shkruan FIFA, por nuk dihet nëse këtu është përdorur ironi apo vlerësim real, pasi standardet e stadiumit janë shumë larg atyre që kërkon FIFA./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd