Transmetuar më 05-05-2016, 19:12

Së shpejti pritet që Instagram të japë mundësi të gjithë personave të cilët duan të promovojnë biznesin e tyre në këtë rrjet social të kenë një mënyrë sa më të lehtë për t’u lidhur me konsumatorët potencial të tyre.

Instagram është duke testuar një profil të ri të faqeve për biznese, e cila ka një buton për të kontaktuar, i cili e bën më të lehtë lidhjen direkt me kompanitë që kanë këtë llogari.

Këta profile janë pikasur fillimisht nga “later.com”, të cilët kanë butonin për të kontaktuar, i cili lidhet me email dhe tregon vendndodhjen e biznesit.

Ndërsa një zyrtar i Instagram e ka pohuar lajmin duke vënë theksin se tani për tani janë përzgjedhur vetëm një grup i vogël.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd