Transmetuar më 05-05-2016, 18:48

Edmond dhe Eduard Trushi, dy binjakët shqiptarë 30 vjeçarë që jetojnë në Itali dhe akuzohen për shumë grabitje, po i bëjnë bisht drejtësisë falë AND-së.

Dy binjakët shqiptarë, të arrestuar rreth një vit më parë për mbi 100 vjedhje në Itali, ka futur në telashe grupin hetimor.

Ata janë pagëzuar me emrin “binjakët Lupin”, pasi ishin të pakapshëm, deri kur vitin e kaluar u arrestuan nën akuzën e vjedhjes së 100 banesave në veri të Italisë.

Në 2014, policia gjen një makinë tip “Benz Mercedes”, pas ndjekjes së njërit prej hajdutëve, i cili e braktisi atë në Sacile, e më pas u arratis në këmbë. Makina rezultoi e vjedhur me 2 tetor 2012 në Ferrara të Italisë.

Grupi hetimor analizoi bishtin e një cigareje të gjetur brenda saj, të cilën e çoi në laborator për të bërë analizën e ADN-së, që korrespondonte me atë të Eduard Trushit, që tashmë ishte në bankën e të akuzuarve.

Por pas analizës së ADN-së edhe për vëllanë e tjetër doli i njëjti rezultat. Duke qenë se ata janë identikë, binjakët Trushi kanë gjithashtu edhe ADN të njëjtë. Kjo bën që të jetë e pamundur që krimet t’i atribuohen njërit prej tyre.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd