
Për të bërë që një raport të funksionojë, mes gjithë gjërave të tjera është e rëndësishme që të mbahet gjallë pasioni dhe të gjitha femrat e dinë, se për të bërë diçka të tillë duhet që ta “çmendin” partnerin e tyre.
Mjafton që t’u kushtohet vëmendje detajeve të vogla, për të mbajtur gjallë erosin dhe pasionin. Këshilla e parë: mos e teproni.
Të veshurit gjithmonë shumë seksi, mund të bëjë që partneri të ndihet në siklet, më mirë dilni me xhinse dhe bluzë, mjafton ta shoqëroni me një takë fine.
Pastrimi i shtëpisë me të brendshme, mund të jetë një mënyrë mjaft tërheqëse, pasi në këtë mënyrë nuk i kujtoni nënën. Bëhet fjalë për diçka të pazakontë, që mund t’i habisë të dy.
Prekja e kraharorit të partnerit, është një veprim që e çon mashkullin në ekstazi, shkruan noa.al. Praktikimi i lojërave të nxehta me ushqim, është një tjetër mënyrë për ta habitur partnerin, ashtu sikundër pas seksit mund t’i çoni diçka për të ngrënë.
Këshilla e fundit që duhet të ndiqni, është që t’i thoni partnerit se në shoqërinë e tij ndiheni të mbrojtura. Mashkulli ka nevojë për siguri, kujtojani se në krahët e tij ndiheni të sigurta, mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për t’u dhënë i gjithi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





