Transmetuar më 05-05-2016, 13:16

Ajo është në periudhën e fundit të shtatzënisë dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë. Nusja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani duket se është bërë nostalgjike.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto nga dasma, ku shihet i ati duke e puthur në ballë.

Bashkëngjitur fotos që sjell noa.al, ajo ka shkruar një mesazh prekës, “Arsyeja pse vajzat e duan babanë e tyre… është se ka të paktën një mashkull në botë, që nuk do i lëndojë kurrë. Të dua babi”.

Nuk dihet nëse Andrrra ka ndonjë pakënaqësi ndaj Sinanit, apo thjesht është një moment nostalgjie për të./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd