
Çamçakëzi llogaritet si argëtimi më i mirë dhe i ëmbël i shumë fëmijëve. Megjithatë, ndonjëherë ndodhë që fëmijët të gëlltisin aksidentalisht atë, duke u frikësuar njëlloj edhe prindërit.
Në vend që çamçakëzi të përfundojë në gojën tonë, ndodhë shpesh që ai të përfundojë në stomak si pasojë e gëlltitjes, e cila është edhe arsyeja pse prindërit shpesh bëjnë drama të ndryshme nga frika.
Këtu janë disa përgjigje që do të zgjidhin dyshimet tuaja:
A mund të tretet çamçakëzi?
Çamçakëzi në trupin tonë nuk mund të tretet plotësisht. Ndërsa përbërësit e tillë si sheqeri dhe ëmbëltues tjerë, trupi i njeh dhe i zbërthen, ndërsa pjesa tjetër mbetet në copëza. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si diçka e rrezikshme dhe shqetësuese, por çamçakëzi i patretur përfundon ashtu si edhe përbërësit tjerë të patretshëm si lëvorja e frutave apo bërthamat, kështu që trupi do t’i largojë përmes lëvizjeve të zorrëve.
A mund që çamçakëzi të ngjitet për stomakun?
Shqetësimi më i madh i prindërve është se çamçakëzi mund të ngjitet në murin e fytit apo në stomak. Megjithatë, në dallim nga pasojat e pakëndshme të ngjitjes së çamçakëzit nëpër rroba, flokë apo këpucë, kjo mundësi e ngjitjes në stomak apo fyt është shumë e vogël, shkruan Express. Edhe pse mund t’i duhet gjatë kohë deri sa të përfundojë në aparatin tretës nuk duhet të shqetësoheni lidhur me këtë.
Kur mund të paraqesë problem gëlltitja e çamçakëzit?
Janë shumë të rralla rastet kur gëlltitja e çamçakëzit mund të shkaktojë probleme shëndetësore, dhe zakonisht ndërlidhen me çrregullimet e sistemit të tretjes e që shkaktojnë diverticulitis apo sëmundjen e Crohn.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





