
Korçë, 5 maj 2016, NOA.al- Dy persona në Korçë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të bolierit të dushit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.15 të mëngjesit të sotëm, ku në lagjen 16 Korçë, ka shpërthyer një bolier dushi.
Nga shpërthimi kanë marrë dëmtime A. Strati, rreth 61 vjeç i cili ka pësuar një frakturë në këmbë dhe djali i tij H.Strati 35 vjeç, i cili ka disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e tyre./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





