Transmetuar më 05-05-2016, 07:40

Janë shumë të pakta femrat të cilat pak javë pas lindjes, do guxonin të vishnin bikini. Por ajo ja ka dalë, madje me një rezultat që lë pa fjalë.

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, e cila zhvillon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka befasuar me trupin e saj, e veshur me bikini.

Ajo ka postuar në Facebook, një foto ku shihet me bikini të zeza, bashkëngjitur së cilës shkruan, “Mbas 5 javësh, ende nuk kam arritur në palestër, ama natyra po e bën të vetën. Gati për verë”.

Emina tregon gjithashtu, se për rikthimin në formë e ka ndihmuar edhe ushqyerja me gji e së voglës së saj. Emina solli në jetë vajzën e saj, Ella Faria, më 29 mars si fryt i martesës me milionerin amerikan me prejardhje iraniane Sam Nazarian/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd