Transmetuar më 04-05-2016, 20:47

Ka përfunduar në barazim 2-2 derbi mes Tiranës dhe Partizanit i luajtur këtë të mërkurë. Në “Selman Stërmasi” u zhvillua një nga sfidat më të bukura të kryeqytetit, lojë me ritëm, grintë, gola, karton të kuq, dhe tensione te tifozëritë.

Partizani arriti të kalojë i pari në avantazh me anë të Sukajt në minutën e 21. Pas këtij goli në stadium u krijua edhe një incident mes tifozëve të Partizanit dhe drejtorit të stadiumit, i cili goditi me tymuese tifozët e kuq. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit dhe qetësuan situatën.

Bardheblutë arritën te reagojnë këtë herë duke gjetur forca për të përmbysur rezultatin. Në pjesën e parë barazoi shifrat Muça, ndërsa 4 minuta pas nisjes së pjesës së dytë Bakaj shënoi edhe golin e avantazhit për Tiranës, pas një aksioni mjaft të bukur.

Në minutën e 55, Tirana mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Muçës, pas dy të verdhëve. Partizani i shtoi ndjeshëm përpjekjet për të gjetur golin e barazimit, por brenda 90 minutëshit nuk e arriti një gjë të tillë. Atëherë ku u mendua se ishte Tirana që triumfoi në këtë derbi, Fili shënon golin e barazimit për Partizanin.

Pas këtij takimi, Partizani i largohet edhe më shumë Skënderbeu kryesues, duke e çuar në 4 pikë diferencën. Korçarët arritën të fitojnë 6-1 më herët ndaj Laçit./noa.al/

Tension në derbin Tirana-Partizani, tifozët hedhin sende të forta në fushë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd