Transmetuar më 04-05-2016, 20:16

Bulqizë, 4 maj 2016, NOA.al –“Pranvera” ka vënë në pranga një 50-vjeçar nga Bulqiza, ndërsa policia ka sekuestruar armë zjarri, municione luftarake e fitil detonator.

Martin Biba ka rënë në prangat e policisë, ndërsa është një emër në skedarët e autoriteteve si i dënuar disa herë më parë për "Plagosje", "Vetëgjyqësi" e "Kanosje".

50-vjeçar ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan:1 kallashnikov me dy krehra të lidhur me natriban me njëri -tjetrin, 5 arka me fishekë model 56, një krehër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij, një bobinë me 500 m fitil detonator./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd