

Është tensionuar situata në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku po zhvillohet ndeshja derbi Tirana-Partizani.
Tifozët kanë hedhur sende të forta në stadium. Pas golit të parë të Partizanit, ka ndodhur një incident mes tifozëve të Partizanit dhe drejtorit të stadiumit, i cili goditi me tymuese tifozët.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit dhe qetësuan situatën. Golin për Partizanin e shënoi Sukaj, ndërsa pas pak momentesh barazoi Muça.
Ndeshja merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për përballjet historike të dy ekipeve në Superiore, por edhe për ecurinë e kampionatit.
Partizani i vendit të dytë është në ndjekje të Skënderbeut që fitoi sot me rezultatin 6-1 ndaj Laçit, ndërsa bardheblutë shpresojnë ende për një vend në kupën e Europës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





