
“O *urvar” ka qenë kjo thirrja e gruas në Gjirokastër që ka bërë banorët e atij qyteti të kthejnë sytë tek trotuari ku po zhvillohej sherri.
Edhe pse një qytet jo sa Tirana, kjo nuk do të thotë se edhe në rrethe nuk ndodhin të tilla situata, përkundrazi ka dhe shumë madje, por fatkeqësisht e gjithë vëmendja përqendrohet në kryeqytet.
Një qytetar ka raportuar pranë Jetaoshqef.al duke u përqendruar më tepër tek polici që sipas tij po e filmonte sherrin dhe nuk po ndërhynte për t’i ndarë. Ai bën me dije se sherri brenda familjes ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa gjatë zënkës ata kanë përfunduar në rrotat e makinës.
“Mu në qendër të qytetit bllokon trafikun. Ndërkohë shteti në krah bën video. Bënte video kishte Iphone”, shprehet i riu edhe pse polici nuk shfaqet në video, por ai thotë se ndodhet pas punonjësit që shfaqet në pamje.
Ai tregon më tej se pse ka ndodhur zënka mes tyre. “Po ishin burrë e grua dhe bir burri mezi mbante veten në këmbë, qe i alkoolizuar dhe po zihej me djalin ndërkohë gruaja i thotë vazhdimisht nga 23 herë me rop shpie "*urvar ,*urvar". Burri nuk e gjuante në fillim. Pastaj kur vajtën atje në rrugë filluan të ziheshin dhe gruaja kish heq shapkat e gjuante në kokë.
Bllokoi dhe trafikun vjen shteti dhe fut brenda babain, mamaja dhe biri flasim në moshë madhore vajtën në komisariat. Kaq”, thotë djali nga Gjirokastra.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





