
Korçë, 4 maj 2016, NOA.al – Ndalohen nga drejtoria e Kufirit dhe Migracionit të Korçës 16 shtetas sirianë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se mesditën e sotme, në orën 13.00, në Kapshticë, nga patrulla e shërbimit pranë fshatit Vërnik, rrethi Devoll, në drejtim të piramidave I – 24 dhe I – 25, u kapen 16 sirianë.
Nga këta të ndaluar 4 prej tyre ishin meshkuj, 3 femra dhe 9 fëmijë midis tyre dhe një foshnjë 2-muajshe.
Gjatë intervistimit paraprak të tyre rezultoi se shtetasit e mësipërm, duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Serbi dhe më pas për në Gjermani.
Pas marrjes të këtij informacioni, është njoftuar Sektori i Migracionit, për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





