
Gjoksi i varur nuk është aspak estetik, sigurisht asnjë femër nuk ka dëshirë të ketë një gjoks të tillë, por ama shumica e tyre bëjnë disa gabime ‘të pafalshme’ të cilat reflektohen në mënyrë direkte tek pamja e siluetës. Ja disa nga arsyet.
Të brendshmet
Një hulumtues francez ka treguar se recipetat janë ndër shkaktarët kryesor të gjinjve të varur, pasi që e parandalojnë zhvillimin dhe rritjen e indeve të muskujve. Ai sugjeron që të mos i mbani për një kohë të gjatë sepse kjo i dëmton indet e muskujve. Veç kësaj, nëse është e mundur, siç thotë ai, shmangni totalisht mbajtjen e sutienave.
Dieta e duhur dhe ushtrimet
Nëse ushtroni rregullisht dhe hani ushqim të shëndetshëm, do të humbni peshë dhe do të mbani një formë të vendosur të gjinjve. Sidoqoftë, duhet të mbani mend se gjithçka që bëni duhet të jetë e balancuar, pasi që gjinjtë mund të bëhen të varur si pasojë e humbjes së shpejt të peshës.
Hidratimi
Pjesa kryesore e qelizave e vendosur në lëkurën e gjinjve është e përbërë nga uji. Mungesa e ujit e shkatërron lëkurën, gjë që shpien te rrudhat, e shkatërron butësinë e tyre dhe rrjedhimisht shkaktohen gjinjtë e varur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





