Transmetuar më 04-05-2016, 14:53

Një veprim ekstrem është kryer në një qendër për emigrantët që kërkojnë azil në Nauru, ishull në Paqësor, ku Australia mban emigrantët që synojnë të shkojnë në territorin e saj.

Pas një 23- vjeçari iranian, i cili të premten e kaluar i vuri zjarrin vetes gjatë një vizite të disa zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, të martën një vajzë 21- vjeçare nga Somalia u vetëdogj, për të protestuar kundër ligjeve të rrepta australiane.

Vajza u transportua në spitalin e Brisbane, ku ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup, shkruan noa.al.

Megjithatë sipas ministrit australian të Emigracionit, Peter Dutton, tentativat e vetëvrasjes, nuk do e ndryshojnë politikën e vendit.

“Qeveria, nuk do ndikohet nga presioni publik, protestat apo aktet e vetëdëmtimit”, tha Dutton, i cili i akuzoi aktivistët për të drejtat e emigrantëve se inkurajojnë sjelljet presionuese ndaj qeverisë, duke sjellë pasoja tragjike./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd