Transmetuar më 04-05-2016, 12:28

Disa ditë më parë trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha ka postuar një foto në të cilën është diskutuar se ka përdorur fotoshop për gjoksin e saj.

Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram, Sara Hoxha, ka veshur sërish një nga fustanet e guximshëm të Astuko Kudo me dekolte të hapur. Por një komentues e ka akuzuar për përdorimin e photoshopit, duke shkruar “Photoshop i dështuar”.

E në fakt ajo ka reaguar duke i kthyer komentin ndjekësve që e vunë në dyshim diçka të tillë.

“ Po, kjo është egzaktësisht. Nuk kisha kohë të modifikoja gjoksin tjetër dhe mendova, përse jo një gjoks do të ishte mëse i mjaftueshëm”,-shkruan Hoxha.

Por pas këtyre komenteve ajo çka bie në sy është se Sara ka mbyllur profilin e saj në Instagram.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd