Transmetuar më 04-05-2016, 11:32

Duhet të ishte një takim pasionant larg syve të padëshiruarve, por takimi në pyll mes dy të të dashurve italianë në Belluno, u kthye në tragjedi.

Siç shkruan “Il Gazzettino”, gruaja u ndje befas keq dhe gjatë raportit seksual pësoi infarkt, prej të cilit dhe vdiq.

Ngjarja ndodhi në pyllin e Feltrino, ku fillimisht gruaja u ndje keq dhe më pas humbi ndjenjat, shkruan noa.al.

Personi që ndodhej me të kishte tentuar ta përmendte, por kur kuptoi se situata ishte e rëndë, lajmëroi ndihmën e shpejtë. Fatkeqësisht ata ndodheshin në një zonë të izoluar dhe mjekët e Suem, e patën vështirë për t’i gjetur pavarësisht shpjegimeve të dhëna.

Vajza u transportua me urgjencë në spital, por pak më vonë u deklarua e vdekur. Lidhja klandestine e gruas, e cila ishte e martuar dhe me fëmijë, u zbulua vetëm pas tragjedisë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd