Transmetuar më 04-05-2016, 09:38

Durrës, 4 maj 2016, NOA.al- Grabitet me armë një pikë dërgimi parash në Durrës.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen Nr.14,  Shkozet, dy persona me skafandra motori, dhe njëri me armë zjarri tip pistoletë, kanë hyrë në bankën “Western Union” ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Nga të dhënat paraprake mësohet se grabitësit kanë kërcënuar punonjësit dhe kanë mundur të marrin shumën e parave, por pa lënduar njeri.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes, si dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi gjithçka./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd