Transmetuar më 03-05-2016, 22:02

Në vitet e shkëlqimit historik do të ishte ëndërr t’i qëndronim pranë këtij prototipi të “Skodës”, ndërsa sot ajo gjendet mes makinash të viteve të fundit në një autoservis të Lezhës, si dëshmi e kohës së pakthyeshme.

Modeli unik, për të cilin thuhet se ka vetëm 100 ekzemplarë në botë, rastësisht ka rënë në duar të dy vëllezërve që kanë patur një lidhje nga xhaxhai me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Xhamat e trashë janë me shenja plumbash, si për të testuar sa mund të përballonte. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, motori është ende në gjendje pune, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrinte ka qenë 120 km, goxha e lartë për kohën.

Modeli që mban numrin e serisë 5337 është prodhuar në Çekosllovaki në vitet 1950-1952, ka një gjatësi rreth 6 metra, me peshë të konsiderueshme dhe ishte e personalizuar deri në detajet më të imta./noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd