Transmetuar më 03-05-2016, 18:04

Mediat kroate kanë shkruar se pas pranimit të Kosovës në UEFA, Prishtina ka filluar festën, ndërsa Beogradi ka filluar vajtimin.
Reagime të shumta ka pasur edhe nga zyrtarët serb duke kundërshtuar kështu këtë vendim të UEFA’s. Ata kanë thënë se vendimi është marrë në mënyrë të jashtëligjshme.
Me 28 vota pro dhe 24 kundër, në Budapest, Kosova është bërë anëtare e UEFA’s. Tani, Kosova është bërë anëtarja e 55’të e Federatës së Futbollit Europian.
Vetëm dhjetë ditë e ndajnë Kosovën nga anëtarësimi në FIFA, e cila mund t’ia mundësojë asaj kualifikimin për Kupën e Botës në Rusi, shkruajnë mediat kroate.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





