Transmetuar më 03-05-2016, 17:37

Jeta private do të ketë disa lëkundje të vogla. Kujdesuni sa më shumë për të. Beqarët do kenë takime kalimtare të cilat nuk do i çojnë asgjëkund.

Dashi

Do të pësoni rinovim në jetën tuaj private ju të dashuruarit. Të shkuarën do të mund ta harroni falë një ere ndryshimi prej Uranit. Këtë do ta mbështesë edhe hëna e plotë. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë, prandaj nuk do e kërkojnë dashurinë. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Demi

Kjo ditë nuk do të jetë edhe aq e favorshme për ju të dashuruarit e shenjës së Demit. Duket se kjo situatë do të vazhdojë deri në lindjen e hënës së re, e cila do t’ju favorizojë. Beqarët do jenë me fat dhe takimet do jenë të pafundme. Në planin financiar do keni goxha vështirësi.

Binjakët

Në dashuri do të keni situata stimuluese, por edhe ju duhet të bëni pjesën që ju takon lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk duhet të hezitojnë për të dalë në takime sepse vetëm kështu do e gjejnë personin e ëndrrave. Kujdes me financat, sepse do përballeni me vështirësi.

Gaforrja

Dashuria dhe pasioni i momentit që ju duket shumë bukur, do të zhduket përnjëherësh, sepse personi që dashuroni thjesht është shtirur me ju. Ju presin beteja. Beqarët do kenë takime kalimtare të cilat nuk do i çojnë asgjëkund. Financat do jenë të dobëta.

Luani

Momente të vështira për ju që jeni në një marrëdhënie. Pendesat që do të ndieni do të influencohen nga hëna e plotë. Suksesi do të jetë i paparashikueshëm. Beqarët mund të dalin në takime, por nuk duhet të bëjnë gabime duke u nxituar. Financat do jenë kryesisht të qëndrueshme.

Virgjëresha

Merruni me marrëdhënien e vështirë në çift që nuk keni arritur ta sistemoni në të kaluarën, sepse më pas do të jeni më të lumtur për të ndërtuar një të re dhe të lumtur. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante. Financat pritet të jenë të mira.

Peshorja

Bëjini sytë katër ndaj personave që ju rrethojnë, pasi jo të gjithë ju duan të mirën. Duhet të dini se dita e sotme do të jetë e mirë për të gjitha tratativat që do të bëni. Beqarët më në fund do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje të bukur me një person që pëlqejnë. Nëse i menaxhoni me kujdes financat, çdo gjë do shkojë mirë.

Akrepi

Jeta private do të ketë disa lëkundje të vogla. Kujdesuni sa më shumë për të, në mënyrë që situatë të kalojë sa më shpejt. Beqarët do kalojnë momente të mrekullueshme pranë miqve dhe nuk do e ndjejnë aspak nevojën për të kërkuar dikë pranë. Financat nuk do kenë probleme.

Shigjetari

Do të keni probleme komunikimi me partnerin/en. Mund të mbështeteni te Jupiteri, i cili nuk do t’ju bëjë më konfuz. Shmangni aktivitetin në natyrë. Beqarët duhet të marrin iniciativa dhe të dalin nëpër takime. Situata financiare do fillojë të konsolidohet.

Bricjapi

Ajër fitoreje … shëndet, fitime, karrierë, zgjidhje të çështjeve ligjore dhe komerciale. Fat edhe në dashuri. Një ditë e shkëlqyer për ju që i përkisni shenjës së Bricjapit. Beqarët do kenë takime, po posesiviteti do i bëjë të gabojnë që në fillim. Financat do jenë të mira.

Ujori

Këshillohet që të shtyni planet e rëndësishme të planifikuara me partnerin/en. Në mendime do të jeni shumë të paqartë. Do të ndieni shumë lodhje fizike. Beqarët është me mirë të presin edhe pak para se të fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk do keni probleme.

Peshqit

Prej rigjenerimit që do t’i bëni trupit tuaj do të ndieni një lumturi të pamasë. Hëna e plotë do t’ju falë bukuri në dashuri, shijojni këto momente. Beqarët do kenë një ditë të favorshme për takime. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më të arsyeshëm./b.l/noa.al/

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje HOROSKOPI DITE PAS DITE

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd