Transmetuar më 03-05-2016, 14:36

Tiranë, 3 maj 2016, NOA.al- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel ekspertëve kontabël të licencuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2015, në mbështetje të ligjit “Për Partitë Politike”.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat tha se ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe kriteret të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, cec.org.al.

Ajo bëri me dije se pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2015 nga partitë politike.

Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 9 maj një kërkesë aplikimi dhe një deklaratë të nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

“Ju bëjmë me dije të gjitha partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2015, t’i dorëzojnë ato menjëherë, KQZ ka detyrimin ligjor t’i bëjë publikojë këto raporte në faqen e saj zyrtare të web-it”, u shpreh Hoxhaj.

Ajo deklaroi se raportet financiare vjetore për vitin 2015 të dorëzuara nga partitë politike, do t’iu vihen në dispozicion ekspertëve kontabël të zgjedhur, të cilët do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2015./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd