Transmetuar më 03-05-2016, 13:18

Kjo ngjarje ka ndodhur në Alaskë. Një familje ishte ngritur natën nga gjumi pas ulërimave dhe zhurmave që kishin dëgjuar të vinin nga dhoma e ndenjes.

Menjëherë pas kësaj të alarmuar ata vendosën të lajmëronin policinë, duke menduar se dikush mund të kishte hyrë në banesën e tyre.

Ekipi i policisë ka mbërritur menjëherë në adresën e dhënë pas marrjes së njoftimit dhe kur kanë ndërhyrë kanë zbuluar se një këlysh ariu kishte hyrë në banesë në kërkim të ushqimit.

Duhet thënë se incidente të tilla në këto zona nuk ndodhin rrallë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd