
Laç, 3 maj 2016, NOA.al- Një sherr mes dy gjimnazistëve në Laç, ka përfunduar me një të plagosur. Paraditen e sotme në një lokal përballë gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç ka ndodhur një plagosje.
17- vjeçari A.N., banues në Laç ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, R.H., banues në Mamurras.
Mësohet se të dy janë nxënës të gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç, ndërsa nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre.
Nga ana e uniformave blu u bë shoqërimi i të dyshuarit bashkë me thikën, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital. Aktualisht vijojnë ende hetimet, ndërsa po merren dëshmitë e personave që kanë parë ngjarjen./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





