


Claudio Ranieri është treguar një zotëri i vërtetë edhe kur u shpall kampion i Premieri League. Me zërin e ngjitur, pas takimit, trajneri i Leicester ka telefonuar kolegun e tij të Chelsea, Guus Hiddink, duke e falënderuar për barazimin që skuadra e tij arriti ndaj Tottenham në derbin londinez.
Këtë prapaskenë e ka rrëfyer trajneri i bluve të Londrës, në një konferencë shtypi pas ndeshjes. “Më telefonoi pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, i dridhej zëri nga emocionet. Nuk e di nëse po qante apo jo.
Më tha 5 herë faleminderit (grazie, grazie, grazie, grazie, grazie)”, tha Hiddink në konferencën e shtypit, duke përgëzuar njëkohësisht kolegun italian për triumfin në Premier League me Leicester, që dje u shpall kampion.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





