Transmetuar më 03-05-2016, 10:10

Mjaftojnë pak përbërës dhe mund të përftoni një skrap (scrub) perfekt për trupin dhe 100% natyral.
Për përgatitjen e tij ju duhet një filxhan kafe pluhur, një filxhan sheqer, një filxhan me vaj kokosi dhe disa pika vaj esencial me shije mente dhe ¼ e filxhanit me pluhur kakaoje, shkruan noa.al.
Përziejini të gjithë përbërësit bashkë dhe do të përftoni një masë homogjene të cilën duhet ta aplikoni në trup për disa minuta dhe më tej ta shkërmoqni, para se të laheni. Në këtë mënyrë do të përftoni një lëkurë të butë dhe pa asnjë papastërti./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





