Transmetuar më 03-05-2016, 07:29

Një foshnjë i ardhur në jetë fundjavën e lënë pas ka befasuar mjekët në Australi, për shkak të përmasave të tij.

Nëna e foshnjës, Breanna Sykes nga Carramar, Australi, i është nënshtruar një ndërhyrje cezariane për të sjellë në jetë djalin e saj.

Gjithçka pasi sipas mjekëve, vogëlushi që me vonë u quajt Ziad Kadic, rrezikonte t’i shkaktonte thyerje në pjesën e legenit për shkak të përmasave të tij.

Ziad erdhi në jetë me një peshë prej 6 kilogramë, duke befasuar mjekët dhe prindërit e tij./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd