Transmetuar më 03-05-2016, 00:00

Gjest i vërtetë prekës në kampionatin holandez. Gjatë ndeshjes mes Go Ahead Eagles dhe Nac Breda, tifozët e shtëpisë i kanë përkushtuar një homazh të ndjerë portierit të skuadrës kundërshtare Jelle ten Rouwelaar, 36 vjeç, njeriu simbol i Breda, skuadër me të cilën numëron mbi 300 ndeshje.

Nëna e tij kishte ndërruar jetë pak ditë më parë, në moshën 61-vjeçare. Në minutën e 61-të të garës, gjithë stadiumi këndoi në kor këngën “You’ll never walk alone” (Nuk do të jesh kurrë vetëm), që shkaktoi emocione të forta tek portieri./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd