Transmetuar më 02-05-2016, 21:26

Një fëmijë ka lindur me 31 gishta në total, ku prindërit e shokuar thonë se nuk ka pasur informacion për shenjat e deformimit gjatë ekove që nëna ka bërë gjatë shtatzënisë.

Foshnja 3 muajshe, Honghong, ka 15 gishta duarsh dhe 16 tek këmbët. Gjithashtu ai ka dy pëllëmbë në njërën dorë, pa gishtat e mëdhenj të dorës.

Prindërit e tij tani të dëshpëruar po kërkojnë një trajtim mjekësor për të. Mjekët i kanë thënë se operacioni për heqjen e gishtave të tepërt është shumë i vështirë.

Sipas mjekëve, 1 në 1000 raste lindin me gishta tepër, por që të kesh kaq shumë gishta, është një rast shumë shumë i rrallë.

Nëna e Honghongs, gjithashtu vuan nga e njëjta sëmundje. Ajo ka disa gishta tepër te këmbët dhe duart. Nga frika se mos fëmija mund të trashëgonte të njëjtën sëmundje, gruaja bëri vizita të shumta te mjekët dhe ata i thanë që fëmija nuk ka asnjë deformim. /noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd