Transmetuar më 02-05-2016, 19:46

Nëna zemërthyer Rachelle Briannan, nga Melbourne futet në faqen e Facebook-ut, grupi i nënave “Midnight Mums”, dhe mes lotëve u dërgoi një mesazh.

Ajo u shpjegoi se si kishte ftuar 12  fëmijë për ditëlindjen e djalit të saj, Taenon. Fëmija mbushte 4 vjeç dhe nëna kishte prenotuar një restorant për të festuar, por të ftuarit nuk shkuan atje.

Mesazhi i saj preku zemrat e mijërave njerëzve dhe për brenda pak minutave, 30 prindër shkuan me fëmijët tyre tek një tjetër restorant që vogëlushi të festonte ditëlindjen.

“U ula në dhomën time dhe nisa që të qaj. 12 fëmijë ishin ftuar në ditëlindjen e djalit tim dhe një orë përpara të gjithë ata e anuluan ftesën dhe nuk iu përgjigjën mesazheve të mia”, shkroi nëna në Facebook.

“Djali im sapo mbushi 4 vjeç dhe kjo është hera e parë që ai kuptonte se kjo festë ishte për të. Zemra ime u thye. Jam kaq e lënduar dhe e zemëruar. Çfarë dreqin mund të bëj, që ta rregulloj këtë gjë? Seriozisht. Unë bëra një tortë të madhe dhe askush nuk do të vijë në ditëlindjen e tij”, vijoi nëna që të shkruante në faqen e grupit të nënave  “Midnight Mums” dhe pas kësaj erdhi përgjigjja që ajo nuk e priste, shkruan shqip.

Rreth 30 fëmijë, së bashku me prindërit e tyre iu bashkuan ftesës së zonjës Briannan për të festuar 4-vjetorin e të birit. Taenon festoi me fëmijë që nuk i kishte takuar kurrë në jetën e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd