


Vlorë, 2 maj 2016, NOA.al – Dy italianë të cilët rezultonin të zhdukur prej 24 orësh janë gjetur sot në malin e Çikës në Himarë.
Mësohet se shtetasit Luis R., 25 vjeç banues në Ankona, Itali dhe Piero A., 30 vjeç, banues në Trevizio, Itali u gjetën në afërsi të Tërbacit, shumë pranë vendit ku kishin humbur.
Sakaq bëhet e ditur se dy të rinjtë janë nisur për piknik më datë 30 prill 2016, në drejtim të Malit të Çikës dhe ditën e djeshme kishin planifikuar të zbrisnin në fshatin Dhërmi, por në zbritje të malit ata kanë hasur në një terren të vështirë, duke ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë qëllim kanë kërkuar ndihmën e policisë.
Operacioni për gjetjen dhe shpëtimin e tyre u bë nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia Di Finanzia./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





