
Tiranë, 2 maj 2016, NOA.al – Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë, jo për herë të parë duke e quajtur atë një organizatë kriminale.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka folur për vrasjen e Elton Çiços të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë në një lokal, ku u bë ekzekutimi në sy të dëshmitarëve.
Në postimin e tij Berisha ka ironizuar me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
“Qeveri organizate kriminale!! Saje qorri: Elton Çiçon e vranë se duhej vrarë, ishte trafikant, vrasës etj etj.
Prandaj dhe: Vrasësin e nisëm me pushim në drejtim të paditur. Kurse ndjekësin, pas terapisë me psikolog do ta shpërblejmë, jo ne por pala që u hakmor! Qeveri organizate kriminale”, shkruan Berisha./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





