Transmetuar më 02-05-2016, 14:33

Katie Meade është imazhi i ri i një kompanie për produkte bukurie. Është 32 vjeçe dhe është e prekur nga sindroma Down, e cila në fëmijërinë e saj, ka vuajtur nga probleme të ndryshme kardiake, përveçse tallej nga shokët e shkollës.

Tashmë ama, Katie, ka hyrë në histori. Me buzëqeshjen e saj ka bërë për vete shumë njerëz, duke u bërë modelja e parë me sindromën Down, imazh i produkteve të bukurisë së kompanisë amerikane “Beauty and Pin Ups”, shkruan noa.al.

Një sfidë e fituar nga Katie dhe nga kompania e cila publikoi në Instagram disa imazhe promovuese, të cilat morën pëlqim të gjerë.

Nga ana e saj, e reja u shpreh se, “Më pëlqen të provojë eksperienca të reja dhe ftoj edhe femrat e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Bukuria është e të gjithëve”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd