Transmetuar më 02-05-2016, 12:18

Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori i Lazios, Lucas Biglia, dëshiron aventurë të re, e cila mund të jetë me Interin.

“Zi kaltrit” ka kohë që kërkojnë shërbimet e 30-vjeçarit argjentinas, derisa trajneri Roberto Mancini nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por sipas tij problemi i vetëm tani për tani janë parat.

“Biglia në Inter? Me pëlqen, është një lojtar i fuqishëm, por kushton shumë”, u ka thënë gazetarëve duke buzëqeshur Mancini.

Biglia shihet si zëvendësues i mundshëm i Medel, ky i fundit mund të largohet nga “Giuseppe Meazza” gjatë verës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd