Transmetuar më 02-05-2016, 12:09

Beth Newell është një grua amerikane e cila solli në jetë vajzën e saj, teksa ndodhej në sedijen e pasme të makinës së saj Honda Fit.

Një ngjarje në rrethana jo normale, por që nuk ja shuan sensin e humorit nënës së re. Pak pas lindjes, Beth Newell postoi në Twitter, një fotografi të saj dhe të vajzës, duke ju drejtuar shtëpisë prodhuese japoneze të makinës.

“Sot solla në jetë vajzën time në sedijen e Honda Fit. U bë vërtetë keq. Mund të kem një makinë dhuratë”, shkroi ajo.

Kjo fotografi u pëlqye shumë dhe u shpërnda mbi 9 mijë herë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd