




Tiranë, 1 maj 2016, NOA.al–Një i ri është vrarë rreth orës 22: 20 minuta në kryeqytet. Vrasja ka ndodhur pranë shkollës "11 Janari", në zonën e ish-Bllokut.
Viktima është Elton Cico, ndërsa është qëlluar 2 herë me pistoletë nga një person i maskuar me kapele. Ai ishte ulur në një lokal në këtë zonë.
I riu mbeti i plagosur, ndërsa u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra.
Viktima nuk rezulton me precedentë penal dhe as i skeduar si pjesë e botës së krimit. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të mundshme që çuan edhe në këtë ngjarje të rëndë. /f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





