Transmetuar më 01-05-2016, 22:06

Të mërkurën Komisioni Evropian pritet që të fus edhe Kosovën dhe Turqinë së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në procesin e liberalizimit të vizave. Kështu shkruan “Dailymail”.

Nëse të mërkurën liderët evropian mbështesin këtë vendim, atëherë Parlamenti Evropian do të duhet që të ratifikoj këtë vendim në fund të qershorit kur edhe pritet që marrëveshja të hyjë në fuqi menjëherë.

Sipas këtij shkrimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin së shpejti të lirë në 26 vendet anëtare të zonës “Shengen” deri në tre muaj qëndrim.  Lajmin e ka konfirmuar edhe presitigjiozja tjetër “Reuters”./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd