
Ermal Doçi, 25-vjeç, ka qëndruar në Siri 4 muaj. Ai përshkruhet nga një bisedë e përgjuar mes imamëve Bujar Hysi dhe Almir Daci, si “një luan i përgatitur për të luftuar”.
Por, djali i cili është në listën e dëshmitarëve, mohon të ketë luftuar në Siri. Ai ka thënë për “Top Channel”se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime në Damask.
Intervista Armë mbajte? Ermal Doçi: Jo, s’kam mbajt armë.
U stërvite? Ermal Doçi: Jo.
Pse u ktheve? Ermal Doçi: U ktheva për arsye të mija personale.
Kë takove nga shqiptarët atje? Ermal Doçi: Nuk më kujtohet.
Almirin (Dacin) e takove? Ermal Doçi: Po, mesa duket. Kalimthi. S’e mbaj mend më gjatë.
Çfarë linje ndoqe? Si u largove nga Shqipëria? Ermal Doçi: Nëpërmjet aeroportit. Nga këtu në Stamboll, nga Stambolli në Gaziantep , nga aty kalova në Siri.
Kush të çoi atje? Ermal Doçi: Vet shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shkuar atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem.
Po shqiptarët e tjerë pse ishin atje? Po Almir Daci pse ndodhej atje? Ermal Doçi: Nuk e di. Ti i the gjykatës se e ke parë me armë Almirin me disa të tjerë? Ermal Doçi: Po e kam parë me armë sepse atje të gjithë me armë rrishin./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





