



Djaloshi i talentuar që ka sjellë risi në pamjen e djemve dhe vajzave që jetojnë me trendy-n e kohës, pasi bëri Ramën e Berishën e mori falënderime prej tyre, ka “rrëmbyer” një tjetër falënderim, atë të Cristiano Ronaldos.
Ylli botëror i futbollit ka hyrë në profilin e Instagram-it të Sebastjan Lushajt, ku ka parë pamjet që noa.al jua sjell më poshtë, teksa një djalë bën portretin dhe numrin e tij simbol CR7 në kokën e tij.
Pasi Sebastjani ka publikuar foto dhe video nga ky portret, Cristiano ka parë dhe pëlqyer pamjet.
Më herët, Sebastjani kishte korrur sukses edhe me portretin e personazheve të njohur shqiptarë si Sinan Hoxha, Noizy, etj.
Pas portretit të Berishës, Sebastjani bën edhe Ramën FOTO-VIDEO
Sebastiani, berberi i talentuar që bën art me klientët e tij FOTO
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





