
Momente frike për aktoren Vanessa Incontrada. Aktorja po ngiste automjetin e saj në Aurelia, Toskanë, kur makina e saj u godit nga një makinë tjetër tip Hyundai.
“Një makinë e çmendur”, siç e ka quajtur ajo, ka provokuar një seri aksidentesh më pas, e cila për rreth 40 km ka lëvizur duke goditur makina të tjera, përfshirë edhe atë të Vanessas.
Nga ky aksident makina e aktores është dëmtuar rëndë, por fatmirësisht vetë Vanessa nuk është lënduar. Pas aksidentit Vanessa, shkroi në Twitter: “Përshëndetje të gjithë, unë jam mirë, asgjë serioze. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja”.
Ndërsa mësohet se shoferi i Hyundai që shkaktoi dhe aksidentit tani ndodhet në urgjencën e spitalit Orbetello, ku po merr ndihmën mjekësore./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





